Koronavirusi në Kosovë, 11 të vdekur në 24 orët e fundit

koronavirusi ne kosove 1100x620

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë kryer 1,865 testime, nga të cilat kanë rezultuar 688 persona të prekur me Covid-19, një pozitivitet relativisht i lartë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit, është raportuar edhe për 11 persona të vdekur, duke e çuar në 833 numrin e pacientëve që kanë humbur betejën me virusin.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 236 persona. Deri tani, në Kosovë janë konfirmuar të infektuar 29,805, nga të cilët 17,541 janë shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive është 11,431.