Kreu i OBSH-së: Të inkurajuar nga vaksinat, por të shqetësuar nga rritja e rasteve

pandemia Tedros Adhanom Ghebreyesus 1100x620

“Ndërsa ne inkurajohemi kur dëgjojmë për vaksinat, jemi jashtëzakonisht të shqetësuar rreth rritjes së rasteve në disa vende, veçanërisht në Evropë dhe Amerikë”. Kështu u shpreh drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në konferencën për shtyp, teksa shtoi se OBSH ka 150 ekipe mjekësore që ndihmojnë vendet në përgjigje të urgjencës së pandemisë.

“Ky është një virus i rrezikshëm sesa mund të sulmojë çdo sistem në trup – vendet që po e lënë atë të mbetet e pakontrolluar po luajnë me zjarrin,” shtoi ai.

Kreu i OBSH-së apeloi për veprim të menjëhershëm, duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicion, pasi mënyra më e mirë për të rritur ekonomitë është mposhtja e virusit.

“Nuk ka asnjë justifikim për mosveprim. Vepro shpejt, vepro tani, vepro me vendosmëri.

“Duke mos përdorur gamën e plotë të mjeteve në dispozicion, çon në vdekje, vuajtje dhe dëmton jetesën dhe ekonomitë. Nuk është një zgjedhje midis jetës ose jetesës. Mënyra më e shpejtë për të rritur ekonomitë është të mposhtni virusin”- këshilloi ai.