Kur fati është me ty!!!

Në videon e mësipërme shfaqet momenti i një shoferi që shkel semaforin dhe që kalon përmes një turme kalimtarësh, fatmirësisht pa goditur asnjë prej tyre.

Ngjarja është regjistruar nga një makinë tjetër në qytetin e Cheboksaryt në Rusi.

Në pamje shihen njerëzit që kalojnë me ngadalë kryqëzimin e mbuluar nga bora dhe taksinë që nuk respekton sinjalistikën dhe kalon mes tyre me një shpejtësi të konsiderueshme dhe më pas del nga rruga.