Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2021

Kuvendi Kodi Zgjedhor  1100x620

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në tërësi buxhetin e shtetit për vitin 2021 në seancën plenare që u mbajt këtë të hënë.

Buxheti i ri u miratua me 84 vota pro, 14 kundër ndërsa 1 deputet abstenoi.

Sipas asaj që deklaron mazhoranca në buxhetin e vitit të ardhshëm pritet të ketë një rritje të madhe investimesh për shëndetësinë, ku parashikohet dhe rritja e rrogave për mjekët dhe infermierët.