“Me Edi Ramën, na ndan Vuçiç”, Kurti: Kemi qëndrime të ndryshme, refuzon të thotë të vërtetën

KURTI RAMA THACI frame 2213 1100x620

Me Edi Ramën na ndan Aleksandër Vuçiç. Ky ishte reagimi i Albin Kurtit lidhur me deklaratën e kryeministrit shqiptar, se kreu i Vetëvendosjes ishte treguar i paaftë në luftën diplomatike me serbinë.

Në një konferencë për shtyp, Kurti tha se me kryeministrin Rama kanë kohë që nuk kanë qëndrime të njëjta lidhur më cështjen pasi ky i fundit refuzon të thotë të vërtetën lidhur me udhëheqësin serb.

Kurti kërkoi që parlamenti shqiptar të miratojë rezolutën e genocidit serb, ashtu siç ka bërë edhe Kuvendi i Kosovës.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje foli gjithashtu për cështjen e zgjedhjes së presidentit të ri pas dorëheqjes së Hashim Thacit, duke theksuar se vetëm pas zgjedhjeve vendi do të ketë një president të ri.

Sipas tij, një vendim i tillë nuk mund të merret nga qeveria ilegjitime, sic e cilësoi.