“Pylli lëvizës”, pamjet e frikshme të rrëshqitjes së dherave

Ky është momenti që të lë pa frymë, i cili tregon sesi një pyll i tërë zhvendoset në Irlandën e Veriut, për shkak të rrëshqitjes së dherave.

Videoja e këtij fenomeni natyror u filmua rastësisht nga një kalimtar dhe në të shfaqet lëvizja e dhjetëra pemëve që lëvizin nga maja e kodrës në Ballybofey.

Fatmirësisht, raportohet se nuk ka pasur asnjë person të lënduar nga kjo ngjarje.