Rama: Infektime dhe viktima nën mesataren e rajonit. Spitalet, asgjë mangut nga kudoqoftë tjetër nëpër Europë

edi rama ne fier mbrostar  1100x620

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook, u shpreh se infektimet në vendin tonë dhe viktimat nga Covid-19 janë nën mesataren e rajonit, ndërkohë që spitaleve tona Covid nuk u mungon asgjë nga kudoqoftë tjetër nëpër Europë.

“Infektime nën mesataren e rajonit. Humbje jete nën mesataren e rajonit. Spitalet Covid asgjë mangut nga kudoqoftë tjetër nëpër Europë. Mjekë e infermierë të palodhur. Qeveri në krye të detyrës. #MbaniMaskën #RuaniDistancat #MbrohuniNgaDizinformimi. Me BESIM dhe DURIM do ta kalojmë edhe këtë sprovë të jashtëzakonshme #sëBashku”, lexohet në postimin e Ramës.