Seanca plenare, interpelancë me Sandër Lleshaj dhe buxheti 2021

MB KUVENDI parlamenti buxheti 2021 miratohet  1100x620

Parlamenti miraton sot në tërësi buxhetin e shtetit për vitin 2021. Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet, deputetët do të miratojnë dhe ndryshimin në ligjin për partitë politike, pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit me opozitën jashtëparlamentare.

Në seancën e sotme, opozita kërkoi edhe një interpelancë me ministrin, Sandër Lleshaj, në lidhje me kultivimin e kanabisit, kriminalitetin dhe mbi veprimtarinë e Operacionit Forca e Ligjit.

Në vlerësimin e ministrit Lleshaj, prodhimi i kanabisit në Shqipëri ka rënë në nivele historike, ndërsa theksoi se edhe krimet kanë shënuar një rënie të ndjeshme, si dhe janë goditur më shumë grupe kriminale