Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Sukses i kandidatëve LGBT në zgjedhjet në Brazil, dy transgjinorë ndër 10 më të votuarit

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2020, 17:37 | Bota
Sukses i kandidatëve LGBT në zgjedhjet në Brazil, dy

Dy transeksualë janë në mesin e dhjetë njerëzve më të votuar, në zgjedhjet e djeshme administrative në Brazil, për postin e këshilltarit të qytetit në Sao Paulo, zona elektorale më e madhe në vend. Në vendin e gjashtë Erika Hilton, kandidate e Partisë Socialiste dhe Lirisë me 50,477 vota, ndërsa aktori Thammy Miranda, i Partisë Liberale u rendit i nënti me 43,297 vota.

Këshilli i qytetit të Sao Paulos nuk ka pasur kurrë një përfaqësues transgjinor. "Ne fituam! Gruaja e me ngjyrë dhe transgjinore zgjidhet këshilltarja më e votuar e qytetit! Feministe, anti-raciste, LGBT dhe PSOL! E para në histori", ka deklaruar Hilton. Nga ana e tij, Miranda, djali i këngëtarit Gretchen, shkroi në rrjetet sociale se ai do të jetë një përfaqësues i "pulsit dhe guximit" në këshillin e qytetit.

"Mandati im do të jetë pjesëmarrës, bashkëpunues, ky është një mandat në të cilin do të merrni pjesë me mua. Unë ju dua të gjithëve", shtoi artisti.

I shtati më i votuari në garën për këshillin e qytetit të Sao Paulo rezultoi gjithashtu kandidatura kolektive e grupit feminist, të lidhur me PSOL, i cili fitoi 46,242 vota dhe ka ndër radhët e tij Carolina Iara, një transgjinore me ngjyrë dhe me HIV pozitiv.

Sukses për botën LGBT edhe në Belo Horizonte, kryeqyteti i Minas Gerais, ku mësuesja transeksuale Duda Salabert, e Partisë Demokratike të Punës me 37,613 vota tejkaloi vendin e dytë, Nikolas Ferreira, i Partisë Braziliane të Rinovimit të Punës. Ndërsa Aracaju, kryeqytetin e Sergipe, do të ketë transeksualin e parë të zgjedhur në këshillin e qytetit, që është Linda Brasil, nga PSOL.

Ndërkaq kandidatët e mbështetur nga presidenti i djathtë populist Jair Bolsonaro, pësuan humbje në qytetin më të madh të vendit të Sao Paulo dhe zona të tjera përreth kryeqytetit.

Bolsonaro, i cili nuk ka asnjë parti zyrtare politike, ka qenë nën kritika këtë vit për trajtimin e pandemisë së koronavirusit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani