Tokio nuk “tërhiqet” nga Lojërat Olimpike: Do të jenë më të sigurtat

Tokio 1100x620

Edhe pse lojërat Olimpike të Tokios u shtynë për shkak të pandemisë së koronavirusit, autoritetet vendase po bëjnë të pamundurën që të jenë gati për verën e vitit 2021, kur ato janë parashikuar për t’u mbajtur.

Në një konferencë për shtyp, guvernatorja Yuriko Koike u shpreh se Tokio do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një olimpiadë të bukur për të gjithë spektatorët.

Sipas saj, mbajtja e lojërave duhet të konsiderohet dhe si një shenjë “fitoreje” mbi virusin.

Deklarata e guvernatores Koike erdhi përpara takimit që ajo do të mbante me presidentin e Komitetit Olimpik, Thomas Bach për të diskutuar mënyrat e organizimit të këtij evenimenti të rëndësishëm sportiv.