Trump reagon për vaksinën e dytë: Ndodhi në kohën time

trump 7 600x338

Presidenti aktual, Donald Trump, reagon për vaksinën e dytë të koronavirusit të njoftuar nga kompania Moderna Inc MRNA.O, e cila është 94.5% efektive. Në një postim në Twitter kreu i Shtëpisë së Bardhë shkruan se këto zbulime që do t’i japin fund “murtajës së Kinës”, siç e konsideron ai, ndodhën gjatë kohës që ai është president i SHBA-së.

“Një tjetër vaksinë sapo u njoftua. Këtë herë nga Moderna, 95% efektive. Për ata “historianë” të mëdhenj, ju lutem mos harroni se këto zbulime të mëdha, të cilat do t’i japin fund Murtajës së Kinës, të gjitha ndodhën në kohën time!”