Vetizolohet sërish kryeministri Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, edhe pse e ka kaluar koronavirusin, është vetizoluar sërish dhe po punon nga shtëpia pas takimit që pati me një anëtar të parlamentit i cili rezultoi pozitiv me Covid-19.

Kreu i qeverisë britanike informon se u kontaktua nga shërbimet e gjurmimit të NHS të cilët i rekomanduan të izolohet, megjithatë shton se është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Johnson, gjithashtu, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të ndjekin me përpikmëri këshillat e mjekëve dhe të vetizolohen nëse preken nga skema.

Të enjten, Johnson pati një takim me deputetin Lee Anderson, i cili ditën e nesërme raportoi se kishte humbur shijen.