Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Trump është i bindur se do të drejtojë edhe për një mandat të dytë

Trump 1 2 1100x620

Në një moment kur vetë Trump e la të hapur mundësinë e kalimit të pushtetit nëse certifikimi final do të ishte i tillë, stafi i tij këmbëngul në faktin që zgjedhjet kanë probleme dhe Trump është fituesi i vërtetë i tyre.

E tillë ishte dhe deklarata e zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, për një program televiziv.

“Besoj se presidenti Donald Trump më 20 janar do marrë pjesë në inaugurimin e tij”, iu përgjigj Kayleigh McEnany pyetjes nëse presidenti do të marrë pjesë apo jo në ceremoninë e inaugurimit të Joe Biden.

“Presidenti Trump është i bindur se do të jetë në atë post dhe për një mandat të dytë”, tha McEnany.