12 klandestinë në Porsche, pranga të riut

policia 3 1 640x374 640x330 1 600x330

Një 20-vjeçar është vënë në pranga, ndërsa transportonte emigrantë të paligjshëm.

Sikurse njofton policia, i riu A.K. banues në Tiranë u arrestua në flagrancë në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Buçimas,duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Porsche”, 12 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit 1000 euro gjithsej, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.