A po vlerësohet mbyllja? Fico: Varet nga ezaurimi i kapaciteteve spitalore

fico 1100x620

“Sot që flasim opsioni i mbylljes së Shqipërisë do të ishte i fundit sipas skenarëve, por të mos harrojmë, që përsa i përket ecurisë së indikatorëve ne jemi akoma në momentin ku ndërhyrjet na lejojnë të monitorojmë javë pas jave”. Është kjo përgjigjja që dha për A2 CNN shefja e ISHP-së, Albana Fico, e pyetur nëse po vlerësohet mbyllja edhe e institucioneve arsimore sikundër Greqia dhe Italia.

Sipas saj, vlerësimi për masa më drastike apo mbyllja varet nga ezaurimi i kapaciteteve spitalore.

“Vlerësimi i mbylljes është i parashikuar, ne nuk është se kemi parashikuar me përgjegjësi skenarët, një ndër të cilët është dhe sot, por kemi qenë të qartë që ezaurimi i kapaciteteve spitalore është element i rëndësishëm për të konsideruar vijimësinë për masat drastike si mbylljen e lokaleve, apo mbylljen e përgjithshme”.

E pyetur në lidhje me hapjen e shkollave dhe grumbullimet të më shumë se 10 fëmijëve në klasa, Fico u shpreh se është një situatë dinamike që po monitorohet dhe do të merret një vendim në kohën e duhur.

“Në vlerësimin e  situatës në shkolla kemi vlerësuar se nga hapja e shkollës deri më sot me incidence 2% te fëmijët me mekanizmat për të ne kemi vijuar me hapjen e shkollës, sepse njohuritë, shëndeti, shëndeti mendor, karakteristikat epidemiologjike na e kanë lejuar këtë gjë. Është dinamike si situatë, po monitorohet e kemi grupim të veçantë dhe e raportojmë si të tillë. Nëse do të duhet ne do të marrim vendimin e duhur në kohën e duhur.

Përsa i përket grumbullimit të më shumë së 10 persona në mjetet e transportit publik, Fico theksoi se kjo është një vendimarrje që do edhe pjesën operative të zgjidhjes së problemit.