Aksidenti i pazakontë, avioni përplaset me ariun

Një aksident i pazakontë mund të quhet ai i ndodhur, të shtunën e kaluar, në aeroportin Yakutat, në Alaska, ku një avion u përplas me një ari të murrmë gjatë zbritjes.

Fluturimi 66 i Alaska Airlines, një avion Boeing 737-700, po mbërrinte nga Kordova kur u panë dy arinj duke vrapuar në pistë, sipas një deklarate të vetë kompanisë.

“Piloti arriti të shmangte përplasjen ballore, por ndjeu një përplasje në krahun e majtë teksa arinjtë kaluan poshtë avionit”, thuhet në deklaratën e kompanisë. Më pas, pilotët pikasën një prej arinjve të shtrirë në mes të pistës, ndërsa një pjesë e motorit të krahut të majtë ishte dëmtuar.

Fatkeqësisht, ariu kishte ngordhur dhe u desh ndërhyrja e punonjësve të aeroportit për të larguar karkasën, për t’u asgjësuar më pas nga Departamenti i Peshqve dhe Kafshëve të Egra. Sam Dapcevich, zyrtari i informacionit public në Departamentin e Transportit në Alaskë, tha për CNN se kjo ishte një ngjarje tepër e rrallë. “Kam jetuar gjatë gjithë jetës sime këtu dhe kjo është hera e parë që avioni përplaset me një ari. Kemi pasur raste me shpendë dhe kafshë më të vogla”.

  • LAJMI I FUNDIT | Joe Biden betohet si president i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
  • LAJMI I FUNDIT | Joe Biden: Kjo është dita e Amerikës dhe e demokracisë
  • LAJMI I FUNDIT | Presidenti Biden: Kjo është një ditë historike dhe shprese
  • LAJMI I FUNDIT | Joe Biden: Sot festojmë triumfin e kauzës së demokracisë
  • LAJMI I FUNDIT | Joe Biden: Disa ditë më parë dhuna përfshiu Kapitolin
  • LAJMI I FUNDIT | Presidenti Biden: Kushtetuta dhe shteti ynë janë të fuqishëm
  • LAJMI I FUNDIT | Joe Biden: Kemi shumë përpara në këto kohë të vështira
  • LAJMI I FUNDIT | Presidenti Biden: Ky virus ka marrë shumë jetë gjatë një viti
  • LAJMI I FUNDIT | Presidenti Biden: Gjëja më e rëndësishme në demokraci është bashkimi
  • LAJMI I FUNDIT | Biden: Politika nuk duhet të jetë një sherr i madh që shkatërron gjithçka
  • LAJMI I FUNDIT | Presidenti Biden: Duhet të refuzojmë kulturën që faktet manipulohen