Boris Johnson negativ, por mbetet në izolim paraprak

johnson boris 1100x620

Kryeministri britanik Boris Johnson rezultoi negativ në testin e koronavirusit, (të kryer si pjesë e një projekti pilot), por mbetet në izolim paraprak për 14 ditë siç kërkohet nga udhëzimet e qeverisë për pandeminë, pasi kishte takuar të enjten e kaluar një deputet, cili kishte rezultuar pozitiv me Covid, të shtunën.

Një zëdhënës i Downing Street u tha gazetarëve sot në konferencën e përditshme, se Kryeministri do t’i përgjigjet pyetjeve parlamentare nesër, përmes një lidhjeje me video.

Fakti që Johnson ishte infektuar me koronavirus në pranverë, kur u detyrua të qëndrojë në spital në tri ditë nën kujdesin intensiv dhe më pas u shërua, nuk i garanton imunitet bazuar në rezultatet e hulumtimit më të fundit mjekësor.

Edhe pse një infeksion i dytë aktualisht konsiderohet i rrallë. Tamponi normalisht nuk parashikohet në Britaninë e Madhe për njerëzit, të cilëve u është caktuar vetizolim në shtëpi pas kontaktit me njerëz të infektuar.

Downing Street specifikoi që anëtarët dhe stafi i qeverisë janë përfshirë në një program pilot për testimin me rezultat të shpejtë, i cili ka filluar kohët e fundit në vend në disa qytete dhe për kategori të veçanta njerëzish.