Covid në Korçë, spitali rajonal ka shtretër, por nevojiten investime dhe staf

Ndërsa rastet me persona të infektuar me Covid-19 shtohen, çdo ditë, duke e bërë Korçën një ndër qarqet më të prekura në vend dhe të cilësuar si zonë e kuqe, duket se spitali rajonal ka filluar përgatitjen për trajtimin e të sëmurëve me Covid.

Drejtori i këtij spitali shprehet se pavioni i Sanatoriumit aktualisht ka në dispozicion 54 shtretër si dhe një staf mjekësh dhe specialistësh të fushës.

Aktualisht, në spitalin e Korçës paraqiten çdo ditë persona me simptoma dhe të infektuar me Covid-19, të cilët marrin ndihmën e parë dhe mënyrën e trajtimit dhë në varësi të simptomave vendoset për dërgimin në Tiranë ose trajtimin ambulator.

Por deri në certifikimin e spitalit rajonal të Korcës për të trajtuar të sëmurët me Covid, duhen investime të tjera dhe natyrisht dhe një staf, përveç atyre që janë pjesë e organikës së këtij spitali.