Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Facebook heq postimet raciste ndaj Kamala Harris

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2020, 09:15 | Bota
Facebook heq postimet raciste ndaj Kamala Harris

Facebook ka hequr dhjetëra postime ditët e fundit të cilat gjykoi se ishin raciste dhe kishin si objektiv Kamala Harris.

Rrjeti social ishte paralajmëruar për përmbajtjen e këtyre postimeve nga BBC, i cili shkruante se përmbajtja ishte përhapur në disa grupe për të cilat Facebook nuk kishte reaguar.

Emri i grupit nuk duhet ende, por mësohet se në postime kishte dhe përmbajtje të tilla ku thuhej se Kamala Harris nuk ishte një qytetare amerikane, për shkak të prejardhjes së saj xhamajkano-indiane.

Heqja e këtyre postimeve është bërë me motivacionin për shkelje të politikave të Facebook.

56-vjeçarja Harris, është gruaja e parë me ngjyrë që zgjidhet zv.presidente e Shteteve të Bashkuara. Ajo ka lindur në Kaliforni me nënë indiane dhe baba xhamajkan.

Në disa postime të tjera shkruhej se “ajo nuk është e zezë sa duhet për të qenë demokrate” apo që ajo duhej të deportohej në Indi.

Megjithatë, Harris nuk ishte objektiv i vetëm i këtyre komenteve negative. Facebook hoqi dhe dhjetëra postime të tjera për persona të ndryshëm të njohur.

A2 CNN Livestream

Dita jonë