Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Godina e lashtë që përdoret ende sot, edhe pas 2000 vitesh

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2020, 09:58 | Lifestyle

Kur vizitorët futen brenda Panteonit në Romë dhe u shfaqet përpara syve kupola kolosale, është e sigurt që ata mahniten njëlloj sikur vizitorët e rreth 2000 viteve më parë. “Kushdo futet aty ndjen peshën e rëndë të historisë njerëzore, por edhe lehtësinë e krijimtarisë njerëzore”, thotë John Ochsendorf, profesor i arkitekturës në MIT dhe ish-drejtor i Akademisë Amerikane në Romë. “Kur ngre kokën lart dhe sheh qiellin e retë mendon: Si ka mundësi që njerëzit e realizuan këtë rreth dy mijëvjeçarë më parë?”.

Panteoni është godina më e vjetër në botë, që qëndron ende në këmbë edhe sot. Që prej shekullit VII ka shërbyer si kishë katolike. Ndërtuar rreth vitit 125 e.r., nga perandori romak, Publius Aelius Hadrianus, në fakt, ishte hera e tretë që godina ringrihej në këmbë. Panteoni i parë mori flakë rreth vitit 80 e.r. dhe u rindërtua menjëherë më pas. Në vitin 110 e.r. u godit nga rrufeja dhe u shkatërrua plotësisht. Për këtë arsye, në Romë flitej se godina ishe e mallkuar.

Panteon është një fjalë që vjen nga greqishtja dhe do të thotë “të gjithë zotat”. Por, edhe pse gjerësisht mendohet se ai ishte një vend adhurimi i perëndive, përdorimi i parë i godinës mbetet i panjohur. Shumë studiues të epokës thonë që godinat romake ishin shumëfunksionale.

Sipas legjendës, aty është vendi i saktë prej nga Romuli, themeluesi i Romës, u ngrit për në Parajsë. Të tjerë besojnë se Panteoni ishte vendi prej nga ku perandorët komunikonin me Zotat. Sidoqoftë, fuqia që godina përcjell ka imponuar stilin e ndërtimit, sidomos tek arkitektët neoklasikë. Kupola të ngjashme si ajo e Panteonit gjenden kudo, si në godinën e Kongresit amerikan, apo Somerset House në Londër.

Panteoni ishte një mrekulli arkitekturore e Peranorisë Romake, “syrin” e madh në majë të kupolës që lejon futjen e rrezeve të diellit, por edhe shiut. Në Mesjetë, mendohej që ajo ishte vepër e djallit, por në fakt, ishte thjesht vepër e inxhinierëve të jashtëzakonshëm, puna e të cilëve, vazhdon të mahnisë edhe pas 2000 vitesh.

A2 CNN Livestream

Dita jonë