I shpëtoi burgut në Shqipëri, Cobbinah gjen paqe në krahët e…Kleopatrës

cobbinah 1100x620

Mesfushori ganez Winful Cobbinah, që ishte një nga lojtarët më kualitativ të Tiranës që fitoi titullin sezonin e shkuar, është transferuar përfundimisht në ekipin egjiptian të Ceramica Cleopatra, një ekip i sapo ngjitur në ligën e parë të vendit afrikan.

Një humbje për ekipin kryeqytetas, por i pritshëm pasi çështja e nënshtetësisë shqiptare për 29-vjeçarin u shndërrua në një debat politik midis presidencës dhe qeverisë .

Cobbinah i shpëtoi dënimit me 4 muaj burg që parashikonte akuza për falsifikim dokumentesh, të shndërruara më pas në 100 orë pune, dhe tani do të vijojë karrierën në ekipin që luan në Giza, jo larg piramidave të famshme.

Një mister është edhe kontrata e tij me egjiptianët, ku në mediat lokale thuhet se mesfushorit i kishte mbaruar kontrata me Tiranën, ndërkohë që ekipi bardheblu pretendon se është shitur.

Nga foto e parë me ekipin e ri, gjithsesi, futbollisti nuk duket edhe aq i kënaqur, dhe ndoshta ndjen ende nostalgji… për kryeqytetin shqiptar.