Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Infermierët e rinj, pas marrjes së licencës, me sytë nga Europa

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2020, 16:26 | Sociale
Infermierët e rinj, pas marrjes së licencës, me sytë nga

Infermierët e rinj janë gati për të hedhur hapin e parë drejt tregut të punës. Pranë Qendrës së Shërbimit Arsimor ata po japin gjatë këtyre ditëve provimin e licencës.

Marrja e këtij dokumenti i shtyn këta të rinj të shohin të ardhmen drejt Europës. Kristina Prifti është bërë gati. Ndërsa pret të marrë licencën në dorë, ajo ka përfunduar edhe kursin e gjermanishtes dhe po pret mundësinë e parë për t’u larguar.

Me dëshirën e madhe për të punuar, ajo thotë se në vendin e saj i kanë mohuar edhe mundësinë për të punuar si vullnetare.

Por, ka edhe nga ata studentë të Infermierisë të cilët, pas marrjes së provimit të licencës, e shohin të ardhmen në Shqipëri. Ndonëse thonë se ka kushte mjaft të vështira pune dhe rroga jo të favorshme, sërish ata shprehen optimistë për të shërbyer në vendin e tyre.

Kristina Kola nga Lezha beson se këtë vit ka më shumë mundësi për t’u punësuar në vend, ndërsa dëshira për të ikur në Gjermani ka kaluar në plan të dytë.

Pandemia frenoi disi largimin e mjekëve dhe infermierëve nga vendi, ndonëse aplikimet e tyre vijojnë të jenë të hapura. Prej vitesh, destinacioni i preferuar për mjekët dhe infermierët shqiptarë mbetet Gjermania, si vendi me nevojën më të lartë për bluza të bardha në Europë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë