Inter humb një tjetër “pjesë” përpara Realit

Interrr 1100x620

Tjetër dhimbje kokë për Antonio Conte përpara ndeshjes së radhës së kampionatit përballë Torinos. Pas infektimit të Marcelo Brozoviç me koronavirus disa ditë më parë, tekniku salentin do të ketë dhe një tjetër mungesë po për të njëjtën arsye që është Aleksandër Kolarov. Serbi rezultoi pozitiv në tamponin e fundit të bërë pas kthimit të tij nga kombëtarja serbe.

Në shtëpinë zikaltër bëhet fjalë për rastin e 9 me koronavirus që nga nisja e sezonit futbollistik. Tashmë Kolarov do të mungojë në ndeshjen ndaj Torinos dhe Real Madridit dhe mund të jetë i gatshëm vetëm në takimin ndaj Sasuolos.

“Inter njofton se Aleksandar Kolarov rezultoi pozitiv në tamponin e kryer pas kthimit të tij nga grumbullimi me kombëtaren e tij. Futbollisti është asimptomatik dhe po ndjek të gjitha protokollet sanitare”, thuhet në komunikatën e klubit.