Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Komiteti Teknik vendos masa shtesë për ndalimin e përhapjes së pandemisë

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2020, 15:39 | Aktualitet
Komiteti Teknik vendos masa shtesë për ndalimin e përhapjes

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të marrë masa shtesë për ndalimin e përhapjes së Covid-19.

Masat e reja janë:

1.    Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura.

2.    Të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet.

3.    Konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë.

"Situata mbetet e kontrolluar, por në një nivel risku të shtuar për arsye të rritjes së rasteve pozitive ditore, shprehur qartë me një rritje të incidencës 14-ditore në 243 raste për 100 000 banorë. Numri total i rasteve aktive ka pësuar rritje në 504 për 100 000 banorë. Numri i pacientëve në spitale ka pësuar rritje krahasuar me një javë më parë. Në tre spitalet Covid janë shtruar 406 pacientë. Aktualisht, rreth 20-25% e kapaciteteve janë ende të lira në 4 strukturat e dedikuara për trajtimin e rasteve, ndërkohë që skenarët e përfshirjes së spitaleve rajonale janë gati në momentin që do ketë ezaurim të katër spitaleve Covid", u shpreh Albana Fico.

A2 CNN Livestream

Dita jonë