Koronavirusi, FIFA shtyn Botërorin e Klubeve

boteror klubesh 1100x620

FIFA ka vendosur që të shtyjë Botërorin e Klubeve, që parashikohej të zhvillohej në dhjetor të këtij viti në Katar.

Në një njoftim për shtyp, organizmi drejtues i futbollit botëror bëri me dije se pandemia ka penguar zhvillimin normal të kompeticioneve kontinentale për klube, që shërbejnë për kualifikimin e skuadrave për Botërorin e Klubeve. Për këtë arsye, kompeticioni i fundit kontinental për klube do të përfundojë në janar të vitit 2021.

“Si rezultat, Botërori për Klube i vitit 2020 do të mbahet nga 1 shkurti deri në 11 shkurt 2021, po në Katar”, lexohet në njoftimin e FIFA-s.

Kampioni në fuqi i Botërorit të Klubeve është Liverpool, ndërsa në këtë edicion ekipi evropian që do të marrë pjesë është Bayern Munchen, kampioni në fuqi i Champions League.