Koronavirusi në Kosovë, 16 viktima, në 24 orët e fundit

Lajm i fundit breaking 1100x620

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se, në 24 orët e fundit, kanë vdekur 16 persona, ndërsa kanë rezultuar 690 të prekur me Covid-19.

Lajmi i mirë është se, në 24 orët e fundit, janë shëruar 337 persona.

Deri tani, në Kosovë janë konfirmuar të infektuar 30 495 dhe 849 viktima.