Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Lojërat Olimpike "Tokio 2020", organizatorët optimistë për lejimin e spektatorëve

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2020, 10:55 | Sporte të tjera
Lojërat Olimpike "Tokio 2020", organizatorët optimistë

Lojërat Olimpike të Tokios të cilat u shtynë, për shkak të pandemisë së koronavirusit, do të zhvillohen verën e vitit të ardhshëm dhe për zhvillimin e tyre, autoritetet vendase po bëjnë të pamundurën pasi është përjashtuar mundësia e një shtyrjeje tjetër.

Në një konferencë për shtyp, guvernatorja Yuriko Koike u shpreh se Tokio do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një olimpiadë e cila sipas saj duhet të konsiderohet dhe si një shenjë “fitoreje” mbi virusin.

Deklarata e guvernatores Koike erdhi përpara takimit me presidentin e Komitetit Olimpik, Thomas Bach i cili është optimist për prezencën e spektatorëve në aktivitetet e Olimpiadës.

"Do të bëjmë një sforco të madhe në mënyrë që Olimpiada të zhvillohet me spektatorë dhe pjesa më e madhe të jenë vendas duke pasur parasysh që deri atëherë do të kemi në duar edhe vaksinën", tha Bach.

Japonia është një prej vendeve me kurbën më konstante referuar numrit të rasteve pozitive, ndërkohë që niveli i vdekshmërisë është shumë më i ulët në raport me vendet e tjera. Kjo i jep siguri autoriteteteve për zhvillimin e Olimpiadës e cila do të nis më 23 korrik dhe do të përfundojë  më 8 gusht të vitit të ardhshëm.

A2 CNN Livestream

Dita jonë