Maqedonia e Veriut raporton 40 viktima nga koronavirusi, nuk ndryshojnë masat

virusi maqedoni 1100x620

Maqedonia e Veriut ka raportuar 40 viktima nga koronavirusi brenda 24 orëve të fundit, shifër kjo që konsiderohet rekord në këtë vend që nga nisja e pandemisë.

Qytetet me më shumë humbje jete nga Sars-Cov-2 janë Shkupi, Prilepi, Gostivari, Manastiri, Shtipi dhe Veleshi.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 1683 tamponë të kryer, 591 persona të tjerë janë infektuar me COVID-19, ndërsa 439 të tjerë janë shëruar.

Aktualisht, në Maqedoninë e Veriut janë diagnostikuar 47.636 persona të prekur nga koronavirusi, prej të cilëve 27.803 janë shëruar.

Ndërkohë, mbrëmjen e së hënës është mbledhur dhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, i cili pasi diskutoi për situatën epidemiologjike në vend, vendosi të mos shtojë më masat shtrënguese.