Masat e reja në Irlandë, gjobë dhe ata që pijnë alkool jashtë

173c2415 9db9 48f9 8dc6 aa04fcb2ab45 600x338

Qeveria irlandeze pritet të miratojë gjobat e reja jo më pak se 300 paund për njerëzit që pijnë alkool në ambientet e jashtme.

Prej kohësh, autoritetet kanë mbyllur lokalet për të parandaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit, por duket se njerëzit kanë gjetur një zgjidhje tjetër.

Shqetësimet janë rritur në lidhje me numrin e madh të njerëzve që mblidhen për të pirë në qendra të ndryshme të qyteteve irlandeze gjatë fundjavës.

Pub-et në Republikën e Irlandës janë të mbyllura, por mund të shesin pije për t’i marrë me vete, ndërsa klientët nuk mund t’i konsumojnë ato nëse nuk ndodhen 100 m nga ndërtesa.