Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Mos u ankoni kot për fushën e ‘Air Albania, kënaquni me hotelin’”

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2020, 13:36 | Aktualitet
“Mos u ankoni kot për fushën e ‘Air Albania, kënaquni

Një problem i shfaqur nga futbollistët e kombëtares në takimin ndaj Kazakistanit, i cili pritet të jetë sërish shqetësim në ndeshjen e nesërme ndaj Bjellorusisë, është cilësia jo e mirë e terrenit të stadiumit “Air Albania”.

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka reaguar me anë të një statusi në Facebook mbi këtë shqetësim. Me ironi, ai shkruan se nuk duhet të ankohemi për fushën, por të kënaqemi me hotelin.

“Shqetësimi më i madh për ndeshjen nesër me Bjellorusinë nuk qenka që na duhet patjetër fitorja, por cilësia mizerabël e fushës në Air Albania, e cila nuk të lë të luash futboll.

Nuk është për t'u çuditur shumë, në fakt. Se ajo punë, që kur e nisi kryetimonieri, nuk kishte për qëllim kryesor stadiumin, por godinat që do të ngriheshin gjoja në funksion të tij.

Ndaj, mos u ankoni kot për barin dhe për topin që nuk pasohet, por kënaquni me hotelin, pallatet, dhe dyqanet, që i bëjnë hije fushës”, shkruan Patozi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë