Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Prag Shqipëri-Bjellorusi, mungesat e Abrashit e Hysajt, Reja ndryshon mesfushën

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2020, 23:41 | Futboll

Pezullimi me kartonë i Amir Abrashit dhe tashmë infektimin Elseid Hysajt nga covid-19. Shqipëria humbi dy titullarë të rëndësishëm përpara ndeshjes me Bjellorusinë, ku do të përcaktohet fituesi i grupit në Ligën e Kombeve.

Për finalen e edicionit, trajneri Edi Reja do të detyrohet të bëjë tre ndryshime në formacionin që fitoi përballë Kazakistanit. Të gjitha në mesfushë. Me mungesën e Abrashit, që shërben si motori i mesfushës, trajneri do të aktivizojë nga minuta e parë Gjasulën.

Formacioni i mundshëm

Për të kompletuar muskujt dhe vrapin, Qazim Laçi mund të marrë vendin e Kallakut, ndërsa nga e djathta Albi Doka do të luajë në vend të Hysajt. Për sa i takon pjesës tjetër, mbrojtja dhe sulmi mbeten të pandryshuara, me golat që do të kërkohen sërish nga dyshja Manaj-Cikalleshi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani