Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rama: Në vitin 2021, i gjithë vendi do të furnizohet, 24 orë, me ujë të pijshëm

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2020, 11:28 | Politikë
Rama: Në vitin 2021, i gjithë vendi do të furnizohet, 24

Në komunikimin e përjavshëm për ekonominë, me gazetarët, kryeministri Rama zgjodhi si temë ujin e pijshëm.

Ndër të tjera, ai theksoi se në vitin 2021, i gjithë vendi do të furnizohet, 24 orë, me ujë të pijshëm.

“Infrastruktura e Ujit të Pijshëm, si një betejë e shumë dekadave, që po e fitojmë hap pas hapi vetëm falë përpjekjes së kësaj qeverie, me 128 kantiere të hapura nga veriu në jug, të cilat do të garantojnë, 24 orë, ujë të pijshëm, në 52 zona urbane të vendit, në vitin 2021, dhe 70 kantiere të tjera që do të hapen brenda pranverës, për ta shtrirë furnizimin 24/7 në mbi 200 zonat më të populluara rurale, në vitin 2022”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani