Rekord botëror në 100 metra në not

peaty 1100x620

Adam Peaty ka vendosur rekord botëror në stilin breststroke të notit. Në garën e 100 metrave, kronometri për notarin britanik u ndal në 55,49 sekonda duke thyer rekordin e 55,61 sekonda që është mbajtur prej 11 vitesh nga afrikano-jugori Kameron Van DerBurg.

Adam Piti është, gjithashtu, kampion olimpik dhe mban rekordin e këtij stili edhe për distancën e 50 metrave.

Në fjalën e tij pas garës në Ligën Ndërkombëtare të Notit, Peaty u shpreh se ka vendosur një synim të ri për 100 metrat, i bindur se mund ta ulë kohën edhe më shumë në Lojërat Olimpike të Tokios, verën e ardhshme.

Kaleb Dresel ndërkohë, notari amerikan, regjistroi mbrëmjen e kaluar notin më të shpejtë në histori për distancën 50 metra, në garën e 4 stileve. Dresel kaloi për herë të parë nën 50 sekonda, duke regjistruar kohën 49,88 sekonda.