Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Shtëpiaket e dëshpëruara”… edhe gratë rrëmbejnë armët për t’u mbrojtur nga armiku

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2020, 15:58 | Bota

Jeta në Guerrero duket sikur rri pezull buzë greminës. Kërcënimi i dhunës është aty, nuk u ndahet banorëve të shtetit më të varfër të Meksikës.

Në Akapulko, kryeqytetin e shtetit, gjërat kanë ndryshuar shumë që nga koha kur aty kalonte muajin e mjaltit, presidenti Kennedy, ose kur yjet e kinemasë shijonin rrezet e diellit në hotelet luksoze. Tani, të gjithë, nga lokalet, restorantet, por edhe pikat ambulante, duhet të paguajnë për t’u mbrojtur nga kriminelët. Ndërsa, forcat e sigurisë shihen të patrullojnë edhe në plazhe, ku jo pak herë ka pasur vrasje të tmerrshme.

Guerrero në spanjisht do të thotë luftëtar, dhe pikërisht kështu duhet të jesh aty, nëse dëshiron të mbijetosh. Edhe më të vështira bëhen gjërat në fshatrat e thellë. Fotoreporteri italian Alfredo Bosco, sjell një set fotografish të botuara te “The Guardian”, ku tregon mundin e banorëve të këtyre zonave, sidomos indigjenëve, për t’u ruajtur nga kartelet e drogës dhe grupet kriminale.

Në zonat malore duket sikur je shkëputur nga pjesa tjetër e botës. E duke qenë se forcat e sigurisë janë të pakëta në numër dhe e kanë të vështirë të ruajnë të gjithë territorin, banorët vendas i kanë marrë vetë gjërat në duar. Në kampe të sajuara stërviten gra dhe fëmijë, për të mësuar sesi të përdorin armët e zjarrit, në mënyrë që të jenë gati të mbrojnë fshatin nga sulmet e kriminelëve.

Pas lulëzimit të tregtisë së marijuanës dhe heroinës, me rënien e bosave të karteleve, ato u ndanë në fraksione të vogla, që përveç trafikut, përfitojnë dhe nga kanosja dhe rrëmbimet. “Ndryshe nga mafia në Itali, këtu nuk kursehet askush, të gjithë janë shënjestër”, tregon Bosco.

Por aty ku autoriteti mungon, njerëzit e krijojnë vetë. Në shumë zona të largëta, vendasit kanë krijuar grupe paraushtarake të armatosur, për t’i bërë ballë krimit e shpesh, për të bashkëjetuar me të.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli