Mbi 15 mln të infektuar në Evropë, Spanja rekord vdekjesh ditore, Skocia bllokon gjysmën e popullsisë

spanje covid 600x338

Spanja ka regjistruar një rekord të vdekjeve ditore nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit u shënuan 435 viktima, numri më i lartë që nga fillimi i valës së dytë të Covid-19 në vend.

Mediat spanjolle raportuan se numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 1,510,023 dhe ai vdekjeve në 41,688, ndërsa mbi 219,000 njerëz rezultuan pozitivë me koronavirus në dy javët e fundit.

Ndërkaq Skocia ka vendosur bllokimin për pothuajse gjysmën e popullsisë , duke kaluar sot në nivelin 4 të alarmit të koronavirusit, më seriozi në vend, në 11 territore të ndryshme skoceze, përfshirë zonën më të madhe urbane, atë të Glasgow, me kufizime drastike shoqërore, lëvizëse dhe ekonomike, duke përfshirë mbi 2.3 milion banorë të Skocisë.

Qeveria lokale, e udhëhequr nga ministri i parë i pavarësisë Nicola Sturgeon kishte ndjekur deri më tani një strategji të ndryshme, krahasuar me mbylljen kombëtare të rivendosur nga qeveria britanike e Boris Johnson në Angli dy javë më parë.

Janë mbi 15 milionë raste të koronavirusit në Evropë, sipas llogaritjeve nga agjencia “France Presse”, bazuar në të dhënat zyrtare. Në shtatë ditët e kaluara, janë regjistruar 265,000 infeksione të reja, një rënie prej 9% krahasuar me javën e mëparshme.

52 vendet e kontinentit të vjetër mbeten më të prekurit në botë, përpara Amerikës Latine dhe Karaibeve me 12.1 milionë raste dhe Azisë  me 11.5 milionë. Në total, mbi 55 milionë njerëz në botë janë infektuar nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë.