Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

A jetojnë në të njëjtin planet? Bota sheh me zili eventin me 52 000 tifozë të mbajtur në Australi

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2020, 21:43 | Sporte të tjera

Australia ka habitur botën pasi zhvilloi një event sportiv me praninë e rreth 52 000 personave, turma më e madhe e tifozëve e grumbulluar që nga nisja e pandemisë.

Për t’u theksuar fakti se të gjithë këto tifozë u panë pa maska dhe duke mos ruajtur distancimin social, në stadiumin Suncorp të Brisbejnit, ku u luajt një nga ndeshjet finale të kampionatit të regbisë.

Australia ka pasur shumë sukses në luftën ndaj pandemisë dhe për këtë arsye i ka liruar shumë masat kundër përhapjes së saj, duke lejuar eventet me pjesëmarrje masive njerëzish.

A2 CNN Livestream

Dita jonë