Digjet “Audi” i 23-vjeçares në Vlorë, të paqarta motivet

Digjet makina ne Shkoder frame 271 1100x620

Një makinë tip “Audi” është përfshirë nga flakët, pak pas mesnate, ndërsa ishte parkuar në lagjen “24 maji” të qytetit të Vlorës.

Makina e djegur me targë AA 061 XF, është në pronësi të 23-vjeçares E.H.

Zjarri ka qenë i fuqishëm dhe e ka djegur plotësisht mjetin, ndërkohë që grupi hetimor po heton për zbardhjen e kësaj ngjarje.