Dy dekada dashuri për yjet e Hollivudit

Ata janë një nga çiftet më jetëgjatë në Hollivud dhe tani Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones po festojnë 20 vite martesë dhe dashuri.

“Të dua gjithmonë dhe përgjithmonë” shkruan ylli 76-vjeçar i “Basic Instinct”, duke postuar në rrjetet sociale një homazh për gruan e tij me një klip të ëmbël në të cilin tregon sesi u takuan për herë të parë.

Dhe aktorja 51-vjeçare i bën jehonë atij duke ndarë një kolazh video me imazhe që i portretizojnë ata së bashku.

 “Njëzet vjet më parë Michael dhe unë u martuam. Çfarë nate magjike që ishte! 7304.85 ditë dhe netë së bashku, unë të dua tani si atëherë “.

Në klip, Michael rrëfen që e kishte parë për herë të parë Catherine dhe u hipnotizua nga interpretimi i saj i Elena Monteros në filmin e vitit 1998 “Maska e Zorros”: “Uau, cila është ajo vajzë, ajo është e mahnitshme!”, do të shprehej me zë të lartë në atë kohë dhe kur një muaj më vonë, në gusht të 1998-s, në Festivalin e Filmit Deauville në Francë, ai zbuloi se protagonistët e filmit do të ishin të pranishëm, bëri gjithçka për ta takuar.

Michael tregon sesi filloi njohja e tij e ngushtë pikërisht atje dhe sesi ai i tha menjëherë se donte të bëhej babai i fëmijëve të saj.