Fauci zbulon për çfarë është penduar lidhur me menaxhimin e koronavirusit

1 61 1100x620

Nëse ka një gjë për të cilën Anthony Fauci pendohet lidhur me menaxhimin e pandemisë, është fakti që nuk këmbënguli për kryerjen e më shumë testimeve më herët.

Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA, tha se ai e dinte që pandemia do të godiste fort kur u bë e qartë se përhapja po ndodhte përsëri në fund të dimrit.

“Mendova se duhet të përmbysnim sistemin me testime. Atëherë nuk kishte prova të mjaftueshme,” tha Fauci në një intervistë me STAT News, të martën.

“Asnjëherë nuk u bë realitet, sepse asnjëherë nuk kishim prova të mjaftueshme për të bërë testet që duhej të bënim”, shtoi Fauci, i cili është drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

“Por thellë brenda meje mbase do të duhej të kisha ngritur zërin më shumë për të thënë se duhet absolutisht ta bëjmë këtë”, tha Fauci.

Testimi është i rëndësishëm sepse përndryshe rastet përhapen në heshtje, vuri në dukje Fauci.

Ai tha se ajo që ështe neglizhencë sot bëhet një shtrim në spital ose vdekje disa javë më vonë.