Fitore me zemër të dridhur/Notat e kombëtares

Fituesi nuk gjykohet, aq më shumë kur arrin një objektiv, por gjithësesi kombëtarja në ndeshjen ndaj Bjellorusisë shfaqi dritë-hijet e saj.

Të qartë në pjesën më të madhe të lojës, por me shenja të theksuara pasigurie në momente të caktuara. Sulmi u shfaq fuqishëm, por nuk pati vijueshmëri në të gjithë 90-minutëshin. Në mesfushë kishte vetëm forcë dhe shumë pak saktësi dhe kjo ishte e dukshme më shumë te Memushaj, që këmbët i kishte të rënda. Doka ishte padyshim një prej më të spikaturve, ndërkohë që në prapavijë, kemi parë një nga ndeshjet më të dobëta, me Smajlin që nuk u fut për asnjë moment në lojë.

Reja reagoi mirë në momentet kur skuadra ishte në vështirësi dhe në fund meritoi suksesin.