Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Jeep sjell makinën më të shpejtë dhe më të fuqishme që ka ndërtuar ndonjëherë

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2020, 10:00 | Teknologji

Jeep ka prodhuar një model të ri, i cili është më i shpejti dhe më i fuqishmi që kompania amerikane ka ndërtuar ndonjëherë. Modeli Ruibicon 392 është në gjendje të arrijë nga 0 në 100 km/h për 4,5 sekonda.

Gjithashtu, modeli ka një motor me 470 kuaj fuqi, dhe është hera e parë në 40 vite që Jeep përdor një motor me 8 pistona, 6,4 litra. Sipas Fiat Chrysler, që prodhon këto makina, kjo u bë me kërkesë të konsumatorëve, të cilëve gjithsesi u jepet mundësia ta ulin fuqinë kur nuk është e nevojshme duke përdorur vetëm 4 pistona.

Për t’i bërë vend motorit, përmasat e makinës janë ndryshuar. Njëkohësisht, makina është më e lartë, çka rrit nivelin e performancës jashtë rruge, në gropa dhe kodra, si dhe mund të ecë pa problem brenda në ujë, në një thellësi gati 1 metër.

Makina pritet të dalë në shitje në fillim të vitit 2021, megjithatë ende nuk është zbuluar çmimi, por edhe niveli i konsumimit të karburantit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë