Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kashahu: Është Shqipëria që ia ka borxh Maqedonisë “ngecjen”, jo e kundërta

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2020, 20:52 | Politikë
Kashahu: Është Shqipëria që ia ka borxh Maqedonisë

Pas mbledhjes së djeshme të ministrave për çështjet europiane në BE, doli në pah një ngërç i ri që sipas ministrit gjerman Roth po bllokon negociatat për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me sa duket të lidhura bashkë në këtë fazë.

 Bëhet fjalë për veton e Bullgarisë ndaj Shkupit, nga e cila e ndajnë disa çështje që kanë të bëjnë më shumë me identitetin maqedonas sesa me reformat e saj. Por, sipas Arben Kashahut, sekretarit për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Demokratike, nuk është Shkupi që po shndërrohet në barrë për Tiranën, por e kundërta.

“Shqipëria nuk ka mbetur peng i Maqedonisë në asnjë moment. Shqipëria ka mbetur peng e mungesës së performancës së qeverisë. Shqipëria madje ka mbajtur peng Maqedoninë e Veriut, edhe dje u theksua se vendi ynë nuk i ka plotësuar kushtet për të zhvilluar Konferencën e parë Ndërqeveritare”, deklaroi Kashahu për A2.

 Sipas tij, “Maqedonia e Veriut ka një çështje me Bullgarinë, për gjuhën dhe disa figura historike. Kjo nuk ka asgjë të bëjë me Shqipërinë. Mbi arsyet për të cilat bllokohet Maqedonia, qeveria maqedonase mund të rrijë kokëlartë ndaj popullit të saj, ndërkohë që për arsyet që bllokojnë Shqipërinë qeveria jonë duhet të rri kokulur”.

Kashahu thotë se qeveria shqiptare nuk ka pasur progres në të paktën 4 nga 6 kushtet e vëna nga BE-ja, nga reforma zgjedhore tek ajo e drejtësisë, Ku mungon ende Gjykata Kushtetuese dhe ku Gjykata e Lartë ende nuk është funksionale, të cilave u shtohet ligji për mediat dhe pjesa e korrupsionit dhe krimit të organizuar.  

Për të “procesi është i bazuar në merita, sot shumë vende anëtare me strategjinë e re të zgjerimit e kanë formalizuar meritokracinë, që do të thotë se në një moment çështjet e dy vendeve do të ndahen nga njëra tjetra” dhe shtoi se “përpara zgjedhjeve nuk mund të ketë hapje të kapitujve. Me këtë qeveri Shqipëria nuk hap dot kapitujt e negocimit, në qoftë se fillimisht ai i PD-së ishte parashikim, sot ky është fakt”.

Për Kashahun “opinioni publik shqiptar e ka dhënë verdiktin, sepse sheh qartësisht nga perëndimi. Qeveria shqiptare nuk përfaqëson vullnetin e publikut në qoftë se nuk sheh nga perëndimi, por nga vende të tjera”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli