Kërcënimi i Arabisë Saudite: Do ndërtojmë armë bërthamore nëse nuk ndaloni Iranin

Untitled collage 26 1100x620

Arabia Saudite paralajmëron se do të ndërtojë një armë bërthamore nëse Irani bëhet një fuqi bërthamore.

Përmes një deklarate për shtyp, ministri i Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir se ndërtimi i një armë të shkatërrimit në bazë është një opsion për vendin e tij, nëse rivalët e Iranit nuk ndalohen që të kenë një gjë të tillë.

Ai tha për mediat e pranishme se dhe shumë vende të tjera në Lindjen e Mesme janë duke menduar të njëjtën gjë.

Sipas Al Jazeera, Adel al-Jubeir tha mes të tjerash se Arabia Saudite do të bëjë çdo gjë që është e nevojshme për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj.

Deklarata erdhi pas raportimeve të fundit se presidenti i SHBA, Donald Trump mendoi për një sulm ndaj bazave iraniane për shkak të rritjes së kapacitetit bërthamor.