“Koha për të vepruar nuk pret më”, Apeli i Metës për mjekët: Të mbështeten financiarisht

126015082 3537144576331790 4034524643967930472 o 1100x620

Presidenti Ilir Meta ka bërë apel për mbështetje financiare për mjekët, infermierët dhe personelin mbështetës të spitaleve COVID. Në një postim në Facebook kreu i shtetit thekson se kjo masë është e domosdoshme pas shtimit të rasteve së humbjes së jetëve nga radhët e bluzave të bardha. Koha për të vepruar nuk pret më, shprehet Meta.

“Mjekët, infermierët dhe personeli mbështetës i spitaleve COVID, i qendrave rajonale, si dhe mjekët e familjes, për shkak të ekspozimit ndaj rrezikut infektiv duhet të mbështeten me trajtim financiar suplementar nga shteti.

Shtimi i rasteve së humbjes së jetëve nga radhët e bluzave të bardha, e bën këtë masë të domosdoshme.

Koha për të vepruar nuk pret më”- shkruan Presidenti.