Kryeprokurori Çela pezullon procedurën e shprehjes së interesit për kandidatët e KLP-së

cela olsjan 1100x620

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka vendosur pezullimin e procedurës së shprehjes së interesit për kandidatët në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, deri në një njoftim të dytë. Kjo procedurë ishte shpallur më 13 nëntor, ndërkohë që ky vendim sipas kryeprokurorit merret për të shmangur përhapjen e koronavirusit në vend, dhe në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë për ndalimin e grumbullimeve në vende të hapura, apo të mbyllura.

“Prokurori i Përgjithshëm çmon se shmangja e grumbullimeve të këtij lloji, si rrezik i lartë për përhapjen e virusit, është e vetmja garanci për kufizimin e përhapjes së infeksionit dhe siguron mbrojtjen e shëndetit të prokurorëve, oficerëve të policisë gjyqësore, punonjësve të administratës dhe të qytetarëve”- thuhet në njoftim.