Mbretëria e Bashkuar vendos: Makinat me naftë dhe benzinë do zëvendësohen nga ato elektrike

1111 12 600x338

Mbretëria e Bashkuar po përshpejton politikat e saj dhe bëhet i pari vend që njofton vendimet e saj në vitin 2030 përsa i takon klimës. Në njoftimin e bërë bie në sy afrimi i afatit për proceset e klimës, ku u njoftua heqja dorë nga makinat me naftë dhe benzinë dhe zëvendësimi i tyre me ato elektrike deri në 2030 nga 2040 që ishte vendosur më parë.

Vendimi bën pjesë në një plan 10 pikësh të prezantuar nga qeveria e Johnson për një revolucion industrial të gjelbër.

Ky plan pritet të hapë 250 mijë vende të reja pune në vend. Plani i investimit do të kushtojë 1.3 miliardë sterlina që kanë të bëjnë më financimin e ndërtimit të pikave të karikimit në mbarë territorit.

Pjesë e planit, gjithashtu, është dhe puna për krijimin e motorëve të rinj me hidrogjen që do të përdoren nga mjetet e tonazhit të rëndë për transportin e mallrave.