Mesazhi i Bashës: Shqipërisë i duhet një qeveri në vijën e parë të luftës me COVID-19, jo në Instagram

basha e shtune frame 1584 1100x620

“Shqipërisë i duhet një qeveri që nuk rri në Instagram, por në vijën e parë të luftës me COVID-19”. Është ky mesazhi i kreut demokrat Lulzim Basha përmes një postimi me video në Facebook. Sipas tij qeveria që opozita do të ndërtojë, do të japë shpresën për shqiptarët.

“Qytetarëve shqiptarë i duhet një qeveri që punon për ta. Që punon për ty!”

Një qeveri që nuk merret me dallavere politike, por që siguron ndihmë ekonomike për çdo familje.

Një qeverisje që nuk e shpenzon kohën në Instagram, por që është në vijën e parë të luftës me Covid-19.Një qeveri që ndez dritën e shpresës për shqiptarët. Qeveria që ne do të ndërtojmë!”- thuhet në video.