Messi “shpërthen” sërish: Nuk jam unë problemi i gjithçkaje që ndodh te Barça, u lodha

messi 3 600x338

Leo Messi nuk kishte folur për mediat në Barcelonë që kur në 4 shtator njoftoi se do të vazhdonte karrierën me katalanasit, pavarësisht dëshirës së tij për t’u larguar.

Sot, argjentinasi theu heshtjen kur në aeroportin e Barcelonës u pyet për deklaratat e ish-agjentit të Antoine Griezmann, i cili tha për “France Football” se Messi kontrollon gjithçka në klub dhe është perandori që nuk e pa me sy të mirë afrimin e francezit në merkato.

Messi shpërtheu: “Nuk jam unë problemi i gjithçkaje që ndodh te Barça, u lodha”.

Kjo frazë tregon se Leo Messi vijon të jetë i pakënaqur te Barcelona, pavarësisht dorëheqjes së Bartomeut nga posti i Presidentit të klubit në 27 tetor.