Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

OBSH për koronavirusin në Europë: Rastet e reja u ulën ndërsa viktimat u rritën

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2020, 14:58 | Bota
OBSH për koronavirusin në Europë: Rastet e reja u ulën

Gjatë javës që lamë pas, Europa ka regjistruar një rënie prej 10% të rasteve me COVID-19, për herë të parë në më shumë se tre muaj, por vdekjet vazhduan të rriteshin, treguan të martën të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Rënia e rasteve i atribuohet "forcimit të shëndetit publik dhe masave sociale në të gjithë rajonin", tha raporti.

Kontinenti europian "regjistroi 46% të të gjitha rasteve dhe 49% të të gjitha vdekjeve të raportuara globalisht, me gati 2 milionë raste të reja dhe gati 30,000 vdekje të reja", tha OBSH në raportin e tij më të fundit epidemiologjik.

Por, pavarësisht rënies së rasteve, vdekjet në Europë u rritën me 18% gjatë javës së kaluar në krahasim me atë të mëparshme.

Vendet që raportuan numrin më të lartë të rasteve gjatë javës së kaluar ishin Italia, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Polonia dhe Rusia.

Ndërkaq, shtetet europiane me nivelet më të larta të vdekshmërisë (tejkalojnë 60 vdekje për 1 milion njerëz) ishin Çekia, Bosnjë Hercegovina, Belgjika, Maqedonia e Veriut dhe Armenia.

A2 CNN Livestream

Dita jonë