Pamjet spektakolare të aktivizimit të vullkanit Stromboli

Kamerat e vendosura nga shkencëtarët kanë filmuar pamjet spektakolare të aktivizimit të vullkanit Stromboli, në Itali.

Në video, shihet shpërthimi i fuqishëm i vullkanit “të fjetur” që ngre në qiell një re të madhe tymi dhe hiri vullkanik.

Kamerat janë vendosur nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë i cili monitoron aktivitetin vullkanik, në Itali.